Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

Themeluesi i KN CIGRE KO

Themelues i KN CIGRE Kosovë është Shoqata Elektroteknike e Kosovës(SHETK).

Kontributin më të madh për themelimin e KN CIGRE KO e ka dhënë Prof. Dr. Mehmed BULA i cili është angazhuar intensivisht shumë vite në forma të ndryshme që të mbledhë inxhinier dhe ekspertë të fushës së elektroenergjetikës nga e gjithë Kosova për të themeluar CIGRE-në e Kosovës.

 

Kush është Prof. Dr. Mehmed BULA?

Prof. Dr. Mehmed BULA

Ka lindur me datë 05.09.1935 në qytetin e Mitrovicës. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Mitrovicë kurse studimet themelore i kreu në Fakultetin e Elektroteknikës në Shkup. Studimet postdiplomike (Magjistraturën dhe Doktoraturën) i kreu në Zagreb/Kroaci.

Fillimisht ka punuar në Kombinatin “Trepça”, pastaj për të vazhduar në Elektroekonomi për Mitrovicë, Leposaviq, Zubin Potok, Vushtrri e Skenderaj. Ka punuar si Drejtor Teknik i Shpërndarjes së energjisë elektrike në: Industri, Miniera, Kompani Publike, etj. Po ashtu ka punuar në Sekretariatin për Ekonomi të Kosovës (referent – inspektor), si mbikëqyrës në TC “Kosova A”(Blloku A1), ka drejtuar Dispeçingun në kuadër të Elektroekonomisë së Kosovës, ka punuar si prof. universitar në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë (si
docent nga viti 1973, si prof. inordiner nga viti 1979, dhe si prof. ordiner nga viti 1985).

Gjithashtu ka punuar si profesor në Fakultetin e Xehetarisë, drejtimet: Xehetari, Gjeologji, Metalurgji e Teknologji në Mitrovicë. Pastaj ka punuar në Kolegjin Universitar “Tempulli” në Prishtinë.

Ka specializuar në TC “Kostollac”, TC “Kollubara”, TC Çatiqi, TC Shoshtanj, BBC(Zvicër, Tiranë, Hannover/Gjermani).

 

Ka qenë i angazhuar drejtpërdrejtë në këto aktivitete:

  • mentor i 2 punimeve shkencore magjistrature (1 në Prishtinë dhe 1 në Zagreb);
  • mentor i 170 punimeve të diplomave për inxhinier;
  • mentor i 17 punimeve Bachelor;
  • anëtar dhe përfaqësues i Kosovës në JUGEL, ETAN, JUNAKO CIGRE, etj.
  • kryetar i komisionit për provime profesionale për rreth 15 vite;
  • pjesëmarrës në përpilimin e Ligjit për Elektroekonominë e Kosovës;
  • bashkautor i Studimit për formimin e Elektroekonomisë së Kosovës;
  • 41 punime profesionale (me analiza dhe verifikime);
  • 37 projekte të rrjetave elektrike (ajrore dhe kabllore);
  • 19 projekte të nënstacioneve dhe stabilimenteve;
  • 17 projekte të instalimeve dhe ngasjeve elektromotorike;
  • 11 studime shkencore (3 punime si autor ndërsa 8 si bashkautor);
  • 2 dispenca (fletushka) elektroenergjetike;
  • është themelues i Shoqatës Elektroteknike të Kosovës (SHETK);
  • është iniciator dhe themelues i KN CIGRE KO;

 

Është kryetar i Komitetit Nacional CIGRE Kosovë (KN CIGRE KO) që prej themelimit.
Jeton në Prishtinë së bashku me familjen e tij