Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

Pjesëmarrja e KN CIGRE KO në Takimin e Bordit Menaxhues të SEERC-it në Stamboll/Turqi, prej 18-19 Tetor 2017

Më ftesë të kryesuesit të radhës së CIGRE-së rajonale SEERC (angl. South East European Region of CIGRE) zt. Yuri Bondarenko, një përfaqësues i KN CIGRE KO ka marrë pjesë në takimin e Bordit Menaxhues të SEERC në Stamboll/Turqi.

 

Pas pranimit formal të KN CIGRE KO në CIGRE Ndërkombëtare me seli në Paris gjatë muajit Shtator(12 Shtator 2017), KN CIGRE KO ka aplikuar për anëtarësim në CIGRE-në Rajonale të Evropës Juglindore, e njohur me shkurtesën si SEERC.

 

Në kuadër të mbajtjes së takimit të Bordit Menaxhues të SEERC, me dt. 19 Tetor 2017 KN CIGRE KO është pranuar si anëtari i 15-të i këtij forumi rajonal të ekspertëve të energjisë elektrike të Evropës Juglindore dhe Qendrore, që e përbëjnë këto shtete: Austria, Sllovenia, Kroacia, Çekia & Sllovakia(me një Komitet të përbashkët Nacional), Hungaria, Italia, Rumania, Ukraina, Serbia, Bosna & Hercegovina, Turqia, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

 

Me autorizim nga kryesuesi i KN CIGRE KO zt. Mehmed BULA, KN CIGRE KO e ka përfaqësuar zv. kryesuesja e KN CIGRE KO zonja Pranvera Dobruna Kryeziu, ku edhe ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për anëtarësim të KN CIGRE KO në organizatën SEERC, meqë rast si Kosovë kemi pranuar të gjitha obligimet që rrjedhin nga ky anëtarësim.

 

Për më shumë:

http://www.cigre-seerc.org/article/SEERC_Istanbul_2017