Transmisioni
Rrjeti i transmisionit si pjesë e Sistemit Elektroenergjetik(SEE) të Kosovës përbëhet prej linjave, nënstacioneve dhe pajisjeve të tensionit të lartë 400kV. 220kV dhe 110kV.
Sistemi i rrjetit të transmisionit të Kosovës funksionon si një sistem unik brenda territorit të Kosovës dhe përmes linjave ndërlidhëse interkonetive është i ndërlidhur me sistemet e rrjeteve transmetuese të vendeve fqinje.
Qëllimi i funksionimit të sistemit të rrjetit të transmisionit është që të sigurojë:
- Shërbime kualitative duke implementuar arritjet tekniko-teknologjike në zhvillimin e sistemit të transmisionit;
- Transparencë dhe jo diskriminim për shfrytëzuesit e sistemit të transmisionit në tregun konkurrues të energjisë elektrike;
- Avancimi i pozitës së sistemit të rrjetit transmetues në nivel ndërkombëtar përmes aktiviteteve të shtuara në këtë drejtim
Sa i përket, linjave të rrjetit të transmisionit të Kosovës, pothuajse 98% e gjatësisë së të gjitha linjave transmetuese janë linja ajrore, kurse pjesa tjetër janë linja kabllore, zakonisht në hyrje të pjesëve urbane dhe që kanë distancë të shkurt.
Gjatësia e përgjithshme e linjave të sistemit të rrjetit të transmisionit të Kosovës sipas niveleve të tensionit të rrjetit të transmisionit është:
- 400kV është rreth ~190 km
- 220kV është rreth ~230 km
- 110kV është rreth ~790 km
Varësisht nga niveli i tensionit dhe nga nevoja e funksionimit të rrjetit të transmisionit janë të shpërndara nënstacionet brenda SEE. Shpërndarja e nënstacioneve të sistemit të transmisionit të Kosovës është:
- 3 nënstacione janë të kyçura në nivel të tensionit 400kV
- 6 nënstacione janë të kyçura në nivel të tensionit 220kV
- 30 nënstacione janë të kyçura në nivel të tensionit 110kV
Kapacitetet transformuese të sistemit të rrjetit të transmisionit është i ndryshëm varësisht nga niveli i tensionit:
- 1200 MVA nga transformimi 400/220kV
- 1200 MVA nga transformimi 400/110kV
- 1350 MVA nga transformimi 220/110kV
- 1900 MVA nga transformimi 110/x kV