Shpërndarja
Rrjeti i Shpërndarjes si pjesë e Sistemit Elektroenergjetik(SEE) të Kosovës siguron ofrimin e energjisë elektrike për rreth 500.000 konsumatorë që janë të kyçur në të gjithë rrjetin e tensionit të mesëm dhe të tensionit të ulët, prej të cilëve rreth 450.000 prej tyre i takojnë kategorisë së konsumatorëve të amvisërisë.
Përveç shpërndarjes së energjisë elektrike deri te konsumatorët fundor, ky rrjet i sistemit është përgjegjës edhe për marrjen e energjisë elektrike nga objektet e prodhuesve të vegjël që janë të kyçur drejtpërdrejt në rrjetin e shpërndarjes.
TË DHËNAT E RRJETIT TË SHPËRNDARJES | |
Gjatësia e Linjave | [km] |
Linja 35kV | 625 |
Linja 10(20)kV | 1290 |
Linja 10kV | 5763 |
Linja 6.3kV | 50 |
Linja 0.4kV | 11665 |
Numri i Nënstacioneve | [nr.] |
NS 35/10kV | 11 |
NS 35/10/6.3kV | 11 |
NS 35/0.4kV | 12 |
NS 10(20)/0.4kV | 5224 |
NS 10/0.4kV | 5224 |
NS 6.3/0.4kV | 53 |