Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

VENDI/LOKACIONI I MBAJTJES SË KONFERENCËS

Hotel SIRIUS, Prishtinë

 

Konferenca e I-rë e Komitetit Nacional CIGRE Kosovë do të mbahet në qytetin e Prishtinës.

 

Për shkak të mundësive dhe kushteve për pjesëmarrësit dhe mysafirët e Konferencës si dhe pozitës gjeografike që e ka në qendër të qytetit të Prishtinës, Konferenca e I-rë e Komitetit Nacional CIGRE Kosovë të mbahet në “Hotel SIRIUS”, Prishtinë.

 

Tashmë, Hotel SIRIUS konsiderohet si një ndër hotelet më cilësore në Kosovë, i cili ofron siguri dhe komoditet për të gjithë. Vendndodhja e përshtatshme e hotelit shkurton distancat për shumicën e pjesëve kryesore brenda qytetit të Prishtinës.

 

Përveç që gjendet në qendër të qytetit të Prishtinës, shumë afër Hotel SIRIUS gjenden edhe: “Sheshi Nënë Tereza”, “Muzeu i Kosovës”, “Monumentit NEWBORN”, “Teatrit Kombëtar”, “Statuja e Skënderbeut”, etj. njëkohësisht ofron edhe kushte optimale që iu përgjigjen shumicës së kërkesave që nevojiten për organizimin me sukses të Konferencës.

 

 

I ndërtuar në vitin 2011, Hotel SIRIUS posedon gjithsej 7 salla të ndryshme të konferencave me kapacitet të gjerë dhe me fleksibilitet, të cilat bëjnë që të plotësohen kërkesat për organizimin e Konferencës së I-rë të KN CIGRE KO.

 

Përveç kësaj, posedon edhe restorantin e njohur “HERA” i cili gjendet në çatinë e hotelit(kati 8), i cili ka një ambient shumë relaksues, me pamje madhështore nga zemra e qytetit të Prishtinës.

 

 

 

Përveç kësaj, Hotel SIRIUS ofron edhe mundësi dhe llojllojshmëri të përzgjedhjes së dhomave për akomodim duke ofruar njëkohësisht qëndrim të rehatshëm për të gjithë pjesëmarrësit dhe mysafirët e Konferencës të cilët dëshirojnë që të bëjnë akomodimin e tyre brenda Hotelit. Po ashtu, posedon edhe parkingun nëntokësor “pa pagesë” për veturat e klientëve të hotelit.

 

Për më shumë rreth Hotel SIRIUS, shiko: http://www.hotelsirius.net/