Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

KN CIGRE KO

Komiteti Nacional CIGRE Kosovë (në tekstin në vijim referuar si “KN CIGRE KO”) merret kryesisht me çështjet profesionale dhe shkencore si nga sfera vendore ashtu dhe ajo ndërkombëtare, në lidhje me prodhimin, transmisionin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike; prodhimin e pajisjeve elektrike; si dhe me çështjet e sistemit të energjisë elektrike

 

Organet kryesore (sipas Nenit 11 të Statutit) të Komitetit Nacional të CIGRE Kosovë janë:

  1. Kuvendi i Komitetit Nacional
  2. Kryesia e KN CIGRE KO
  3. Bordi Teknik Nacional
  4. Komitetet Studiuese
  5. Një person i autorizuar për përfaqësim
  6. Sekretariati

Objektivat e KN CIGRE KO (sipas Nenit 6 të Statutit) janë:

  •  Zbatimi dhe promovimi i objektivave të Komitetit Ndërkombëtar për Rrjetet e Mëdha Elektrike CIGRE;
  •  Inkurajimi për anëtarësim në CIGRÉ dhe bërja e CIGRÉ-së më shumë të njohur në Kosovë;
  • Organizimi i përfaqësimit të KN CIGRE KO në Sesione, Konferenca dhe Simpoziume të ndryshme;
  • Rekomandimi i personave për anëtarësim në Komitete Studiuese;
  • Promovimi i takimeve të Komiteteve Studiuese dhe grupeve punuese në Kosovë dhe jashtë saj;
  • Organizimi i takimeve teknike dhe/ose ngjarjeve të tjera në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me organizata të përshtatshme.
  • Vepron si urë ndërlidhëse midis zyrës qendrore të CIGRÉ dhe anëtarëve të KN CIGRE KO në Kosovë.

Gjatë mbajtjes të Simpoziumit në Auckland të Zelandës së Re (prej 11 – 15 Shtator 2017), Komiteti Nacional
CIGRE Kosovë me dt. 12 Shtator 2017 është pranuar zyrtarisht si anëtar i 59-të i CIGRÉ Internacionale.