Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

Pjesëmarrja e KN CIGRE KO në Takimin e Komitetit Teknik Këshillues të SEERC-it në Romë/Itali, prej 25-27 Janar 2018

Në kuadër të mbajtjes së takimit të 4-të të TAC (angl. Technical Advisory Committee) të SEERC-it, me ftesë të Komitetit Nacional të Italisë përfaqësuesi i KN CIGRE KO prej datës 25-27 Janar 2018 ka marr pjesë në takimin e Komiteti Teknik Këshillues (angl. TAC).

 

Qëllimi i mbajtjes së takimit të 4-të të Komiteti Teknik Këshillues ka qenë përgatitja e konferencës së dytë të SEERC-it që pritet të mbahet në Kiev/Ukrainë prej datës 12–13 Qershor 2018. Po ashtu, gjatë takimit është bërë përzgjedhja e Abstrakteve të pranuara për konferencën e Kievit, të cilat do të bëhen publike deri me dt. 28 Shkurt 2018 derisa konfirmimi mbi pranimin final të punimeve do të bëhet deri me dt. 10 Maj 2018.

 

Në kuadër të konferencës së Kievit, janë paraparë të shqyrtohen këto tema:

  • Topic 1: Aspektet rajonale të zhvillimit dhe tranzicionit të tregut të en. elektrike;
  • Topic 2: Çështjet e ri ngritjes së shpejtë të SEE në rajonin e SEERC-it;
  • Topic 3: Inovacionet e reja në infrastrukturën e energjisë elektrike të rajonit;

Në margjina të mbajtjes së takimit të TAC, për të trajtuar njërën nga temat e konferencës së Kievit, Komitetit Nacional CIGRE i Italisë ka organizuar një punëtori(Workshop) me temën: “Çështjet e ri ngritjes së shpejtë (angl. Resilience) të sistemeve elektroenergjetike në rajonin e vendeve të SEERC”. Në kuadër të kësaj punëtorie, Kosova përmes përfaqësuesit nga KN CIGRE KO ka prezantuar çështjen e linjës së re interkonektive 400kV Kosovë – Shqipëri, ndikimin dhe mundësitë që ofron kjo linjë për ri ngritjen e sistemeve elektroenergjetike Kosovë – Shqipëri, si dhe sigurimin e kriteri N-1.

 

Takimi i TAC-it është mbajtur në Fakultetin e Inxhinierisë së Universitetit të Romës “La Sapienza” në Romë/Itali

 

Për më shumë:

http://www.cigre-seerc.org/article/Rome_25_01_2018

http://www.cigre-seerc.org/staticAdminMgr.php?action=read&menu=seerc_conference_2018