Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

FTESË PËR OFERTIM për Auditimin e Pasqyrave Financiare për vitin 2019

 

FTESË PËR OFERTIM

“AUDITIMI I PASQYRAVE FINANCIARE PËR VITIN 2019”

 

Komiteti Nacional CIGRE Kosovë fton kompanitë audituese që të ofertojnë për të kryer shërbimet e auditimit sipas SNRF(angl. IFRS) dhe rregullave të ATK-së për vitin financiar prej 01.01.2019 deri me 31.12.2019.

 

Datat e publikimit: 11 mars 2020 (E Mërkure)

Data e mbylljes: 20 mars 2020, ora 16:00 (E Premte)

Data e njoftimit: Më së largu me 24 mars 2020 (E Marte)

Objekti i kontratës: Marrëveshje e shërbimit

Autoriteti kontraktues: Shoqata Elektroteknike e Kosovës
Komiteti Nacional CIGRE Kosovë (KN CIGRE KO)

 

Ofertuesit e interesuar, së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë si në vijim:

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit;
  • Certifikata e regjistrimit fiskal;
  • Licenca nga organet kompetente për kryerjen e punëve;
  • Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme;
  • CV-të e auditorëve që do të bëjnë auditimin.

 

Oferta duhet të përmbajë:

  • Planin e Punës të Procesit të Auditimit;
  • Afatin kohor të propozuar – periudhën e auditimit;
  • Kërkesa për dokumentacionet që duhen të përgatiten paraprakisht nga ana e OJQ-së;
  • Shumën totale të kostos financiare të auditimit (Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, Shoqata do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH-në).

 

Ofertat duhet të dorëzohet vetëm në formë elektronike përmes e-mailit në adresën elektronike: info@cigre-ks.com, duke shënuar në Subject numrin e ftesës për ofertim: Ref: 01/CIGRE/2020

 

Për çdo pyetje mund të dërgoni kërkesë me shkrim përmes e-mailit në këtë adresë: info@cigre-ks.com.

 

Ftesë për ofertim: Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitin 2019: (Shkarko Dokumentin në PDF)