Njoftim
Datë: 24 Mars 2020
Prishtinë
NJOFTIM
lidhur me përzgjedhjen e kompanisë fituese për
Auditimin e Pasqyrave Financiare për KN CIGRE Kosovë për vitin 2019
Ju informojmë se në bazë të vlerësimit nga ana e Komisionit të ofertave të pranuara sipas kritereve të përcaktuara në Ftesën për Ofertim, të dhënat e fituara janë sistemuar në një tabel të vetme, të renditur sipas poenave të fituar, sikurse në vijim:
# | Emri i Kompanisë | SHUMA e Poenave |
1. | BakerTilly Kosovo | 100 |
2. | ACA Audit & Consulting Association | 95 |
3. | FRYTI Audit sh.p.k | 90 |
4. | Audit & Conto | 85 |
5. | Nexia KS | 80 |
6. | Audit Check | 75 |
Në bazë të dhënave nga tabela e mësipërme, kompania e përzgjedhur për Auditimin e Pasqyrave Financiare pwr vitin 2019 e cila është vlerësuar me numrin më të madh të poenave është kompania “Baker Tilly Kosovo”.
Çdo palë tjetër pjesëmarrëse, ka të drejt ankese brenda dy ditëve vijuese, më së largu deri me dt. 26.03.2020 në ora 16:00. Ankesat mund të dërgohen me e-mail në adresën elektronike info@cigre-ks.com.
Secila ankesë do të shqyrtohet veç e veç dhe do të jepen/ofrohen më shumë informacione lidhur me procedurën e ndjekur rreth vlerësimit të ofertave sipas kritereve të paracaktuara në Ftesën për Ofertim.