Regjistrimi si Pjesëjmarrës
REGJISTRIMI I PJESËMARRËSVE
Paraqitjen për t’u regjistruar si “Pjesëmarrës i Konferencës” duhet ta bëjë secili pjesëmarrës i Konferencës
Formularin e Regjistrimit duhet ta plotësoj ndaras secili Pjesëmarrës i Konferencës
Kompanitë, Institucionet dhe organizatat tjera të cilat paraqiten për regjistrim të pjesëmarrësve në formë kolektive apo grupore fitojnë të drejtën që çdo të 6-tin person ta kenë pa pagesë (5+1).
OFERTA PËR STUDENTË: Studentët e studimeve Bachelor ose Master nga Kosova dhe Shqipëria do ju mundësohet pjesëmarrja në Konferencë përmes “Tarifës studentore”, e cila për studentë është 50% më e ulët se çmimi bazë. Të drejtën e shfrytëzimit të “Tarifës studentore” e kanë të gjithë ata studentë të cilët me Vërtetim nga Fakulteti gjatë aplikimit për regjistrim dëshmojnë se kanë statusin e studentit të rregullt. Edhe Studentët duhet ta plotësojnë Formularin e Regjistrimit.
Për t’u regjistruar, kërkohet të bëhet plotësimi i FORMULARIT TË REGJISTRIMIT(*.pdf), i cili pastaj i nënshkruar dhe i skanuar duhet të dërgohet në adresën: registration@cigre-ks.com. Pas kësaj, do t’ju dërgohet Fatura së bashku me detajet tjera për mënyrën e pagesës.
Duke paguar “Tarifën e Regjistrimit” për pjesëmarrjen në Konferencë, çdo pjesëmarrës do të ketë këto përfitime:
- të pajiset me ID kartelën e Konferencës së II-të të CIGRE Kosovë;
- të marr materialin e Konferencës që përfshinë: një çantë dore, Programin e Punës të Konferencës, doracakun e përmbledhjeve të punimeve, materialin e të gjitha punimeve, USB, një dhuratë të vogël, Ftesat për pjesëmarrje në ngjarjet e veçanta që organizohen në kuadër të Konferencës, etj.
- të drejtën e akomodimit në Hotel me çmime preferenciale si Pjesëmarrës i Konferencës;
- të drejtën për pjesëmarrje në Hapjen Solemne dhe Koktejin e Mirëseardhjes (dt. 22.11.2023);
- të drejtën për pjesëmarrje si audiencë gjatë sesionit të temave studimore;
- të drejtën për pjesëmarrje si autor dhe si audiencë gjatë sesioneve/prezantimeve të punimeve të paraqitura në kuadër të punës së Komiteteve Studiuese;
- të drejtën për pjesëmarrje në pauzat e organizuara të kafesë;
- të drejtën për pjesëmarrje në drekat e organizuar vetëm për pjesëmarrësit e regjistruar të Konferencës;
- të drejtën për të marr pjesë në vizitën studimore në terren – vizitë Parkut me Erë SELACI (105MW), Bajgorë, Kosovë – konfirmimi paraprak është i nevojshëm – numri i kufizuar i pjesëmarrësve;
- të drejtën për pjesëmarrje në “GALA Darkën” të organizuar për të gjithë Pjesëmarrësit e Konferencës (E Enjte, mbrëmje, dt. 23.11.2023);
- të drejtën për t’u pajisur me “Certifikatë Pjesëmarrje” në Konferencë;
- të drejtën për t’u pajisur me “Certifikatë të Prezantimit të Punimit” gjatë Konferencës. Kjo vlen vetëm për prezantuesit e punimeve;
- si dhe mundësitë/të drejtat për të vizituar disa herë kompanitë e ndryshme që do të paraqiten përmes hapësirave ekspozuese(shtandeve) në ambientin ku do të mbahen Konferenca.