Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

Furnizimi

Konsumi vendor vjetor i energjisë elektrike i Kosovës sillet diku rreth 5350 GWh. Nga numri i përgjithshëm prej 500.000 konsumatorëve, sistemi elektroenergjetik i Kosovës siguron furnizim me energji elektrike për rreth 450.000 konsumatorë të amvisërisë, pjesa tjetër janë konsumatorë industrial që i përkasin bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha.

Si konsumatorë industrial të mëdhenj, të cilët furnizohen direkt përmes rrjetit të transmisionit të Kosovës janë:

  • NEW CO Ferronikeli,
  • Sharr CEM, dhe
  • Trepça

Pjesa tjetër e konsumatorëve furnizohen përmes rrjetit të tensionit të mesëm dhe tensionit të ultë, varësisht prej kërkesave të tyre për kyçje.

Në kuadër të furnizimit, hyjnë edhe prodhuesit e vegjël të energjisë elektrike të cilët së bashku me BRE-të janë të kyçur në nivele të ndryshme të rrjetit, varësisht nga kapacitetet e tyre të prodhimit. E gjithë sasia e energjisë që prodhohet prej tyre injektohet në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të tensionit të ulët, duke ndikuar kështu në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në rajone të caktuara.

document.addEventListener( 'wpcf7submit', function( event ) { var reference = Date.now().toString(36) + Math.floor(Math.pow(10, 12) + Math.random() * 9*Math.pow(10, 12)).toString(36); jQuery('input[name="wpcf7cfpdf_hidden_reference"]').val(reference); }, false );