Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

Pjesëmarrja e KN CIGRE KO në Konferencën e 10-të të MAKO CIGRE, Ohër, Maqedoni

Në kuadër të mbajtjes së Sesionit të 10-të të Konferencës së MAKO CIGRE në Maqedoni, prej datës 24.09.2017 deri 26.09.2017 një delegacion nga KN CIGRE KO në përbërje prej: Pranvera Dobruna  Kryeziu, Xhevat Lila, Luan Pallaska, Besim Abrashi, Besim Gojani, Rexhep Selimi dhe Kjani Guri ka qëndruar në Ohër të Maqedonisë

 

Qëllimi i pjesëmarrjes së delegacionit nga KN CIGRE KO ka qenë që si organizatë e re (KN CIGRE Kosovë) të marr njohuri dhe përvoja lidhur me mënyrat e organizimit të Konferencave shkencore në të ardhmen edhe në Kosovë. Gjatë kohës së mbajtjes së konferencës MAKO CIGRE, në kuadër të Komitetit Studiues A2 (Transformatorët) Kjani Guri ka marrë pjesë dhe ka prezantuar Punimin e tij me titull: “Vlerësimi i Izolimit të Transformatorëve të Fuqisë në Rrjetin Transmetues të Kosovës”, i cili u prit mirë nga të pranishmit.

 

Delegacioni nga CIGRE Kosova ka qenë prezent në Konferencë prej fillimit, respektivisht regjistrimit si pjesëmarrës i konferencës, pjesëmarrës në hapjen solemne të konferencës, pastaj si pjesëmarrës në prezantime të disa prej kompanive të ftuara në konferencë, e deri te përcjellja e disa prej punimeve shkencore që delegacioni i ka konsideruar më me interes, si dhe në përmbylljen e saj. Konferenca ka zgjatur gjithsej dy ditë e gjysmë dhe është organizuar në ambientet e Hotel Metropol në Ohër, Maqedoni.

 

Gjatë hapjes së konferencës, përveç kryetarit dhe përfaqësuesve nga MAKO CIGRE të cilët e kanë mbajt nga një fjalë rasti, ka qenë prezent edhe Ministri për Informacion dhe Administratë Publike nga Qeveria e Maqedonisë, i cili përmes një fjalimi e ka përshëndet konferencën, pastaj konferencën e ka përshëndet kryetari i CG KO CIGRE nga Mali i Zi, si dhe përfaqësues të tjerë institucionesh nga Maqedonia.

 

Gjatë kohës së qëndrimit, delegacioni i KN CIGRE KO në takime të ndara është takuar me Kryetarin e MAKO CIGRE, pastaj me disa prej zyrtarëve të Komiteteve Studiuese që ishin në cilësinë e personave përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e konferencës. Po ashtu, gjatë kohës së pjesëmarrjes në Konferencë ka pasur takime edhe me disa prej prezantuesve që kishin ardhur për të prezantuar punimet e tyre në ketë konferencë. Vlen të theksohet se në kuadër të këtyre takimeve, delegacioni i KN CIGRE KO është takuar edhe me përfaqësues nga Shqipëria, përkatësisht nga Universiteti Politeknik i Tiranës, të cilët ishin prezent me punimet e tyre në konferencë.

 

Sa i përket pjesëmarrësve me punime, kryesisht kanë qenë pjesëmarrës nga Maqedonia, Serbia, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova. Sa i përket punimeve, kryesisht kanë dominuar temat nga kompani brenda Maqedonisë siç ishin: MEPSO, EVN, etj si dhe nga Fakulteti Elektroteknik i Universitetit në Shkup.

 

Konferenca i ka mbyll punimet në mesditën e datës 26.09.2017.