Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

Pjesëmarrja e KN CIGRE KO në takimin me drejtuesit e CG KO CIGRE në Podgoricë, Mali i Zi

Në kuadër të vënies së bashkëpunimit dhe sigurimit të përkrahjes për mbështetje për anëtarësimin e KN CIGRE KO në CIGRE Ndërkombëtare, me datë 26.10.2016 një delegacion nga KN CIGRE KO në përbërje prej: Prof. Dr. Mehmed Bula, Pranvera Dobruna Kryeziu, Xhevat Lila dhe Rexhep Selimi kanë qëndruar në Podgoricë, Mali i Zi.

 

Delegacioni nga KN CIGRE KO është takuar me kryetarin e CG KO CIGRE nga Mali i Zi, Prof. Dr. Milutin Ostojić në lokalet e Fakultetit Elektroteknik në Podgoricë.

 

Në fillimi të takimit, prof. Bula, e njoftoji zt. Milutin Ostojić rreth qëllimit të vizitës të delegacionit nga KN CIGRE KO dhe interesimin tonë lidhur me procedurat dhe praktikat ma të mira, duke filluar prej procesit të aplikimit në CIGRE e deri te funksionimi si CG KO CIGRE në ditët e sotme.

 

Nga ana tjetër, kreu i CG KO CIGRE, zt. Milutin Ostojić pasi i dëshiroj mirëseardhje në takim delegacionit të KN CIGRE KO, filloi të flas lidhur me historinë, përvojat dhe sfidat e tyre nëpër të cilën kishte kaluar CG KO CIGRE nga Mali i Zi:

 

  • Mali i Zi, si pjesë e federatës së ish-Jugosllavisë kishte vepruar asokohe në kuadër të JUKO-CIGRE deri në pavarësimin e Malit të Zi në vitin 2006. Në Mars 2008 ishte themeluar Komiteti drejtues ndërsa në Tetor 2008 kishin arritur të anëtarësoheshin në CIGRE Paris. Për anëtarësimin e Malit të Zi në CIGRE, sipas tij kishte qenë e nevojshme të bëhen fillimisht 40 anëtarë. Sipas tij, Misioni kryesor i CIGRE-së është këmbimi i përvojave dhe njohurive në mes ekspertëve dhe inxhinierëve nga aspekti i elektroteknikës.

 

  • Për themelimin e CG KO CIGRE kishte pas mbështetjen e CGES-it (Transmisionit nga Mali i Zi), nga Elektroekonomia, nga Ministria e Ekonomisë, Oda e Inxhinierëve, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Fakultetit të Elektroteknikës, etj. Mbështetja e tyre, përveç kuadrit profesional kishte qenë edhe mbështetje financiare. Sipas tij, sa i përket organizimit, përveç Kryetarit dhe Sekretariatit, CG KO CIGRE ka 16 Komitete të ndryshme organizative, të cilat veprojnë brenda CG KO CIGRE.

 

  • Milutin Ostojić njoftoji se CG KO CIGRE do të organizoj Simpoziumin e ardhshëm të CG KO CIGRE në Budva duke filluar me dt. 11 Maj 2017 dhe premtoi se do t’i bëjë ftesë zyrtare edhe KN CIGRE KO që të jetë prezentë në ketë ngjarje, përveç si mysafir po ashtu edhe me ndonjë referat eventual.

 

  • Në fund të takimit, ai premtoi se do të keni mbështetjen e pakursyer nga ana e CG KO CIGRE në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në CIGRE Ndërkombëtare dhe se takimin me palën nga KN CIGRE KO e vlerëson si takim zyrtarë dhe një informatë të tillë për ketë takim do ta publikoj edhe në WEB faqen zyrtare të CG KO CIGRE(cigre.me).

 

Në fund të takimit, Prof. Bula në emër të delegacionit nga Kosova e falënderoj zt. Ostojić për mikpritjen dhe për kohën që kishin rezervuar për realizimin e këtij takimi. Ai po ashtu i falënderoji ata edhe për mbështetjen që morëm nga ana e CG KO CIGRE në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në CIGRE Paris.