VENDI/LOKACIONI I MBAJTJES SË KONFERENCËS
Hotel EMERALD
Adresa: Magjistralja Prishtinë – Ferizaj, km. 5-të, 10000 Prishtinë, REPUBLIKA E KOSOVËS
Konferenca e II-të e Komitetit Nacional CIGRE Kosovë do të mbahet në Prishtinë.
Për shkak të mundësive, kushteve dhe hapësirës së mjaftueshme dhe të përshtatshme për pjesëmarrësit dhe mysafirët e Konferencës si dhe për pozitën gjeografike që e ka afër qytetit të Prishtinës, Konferenca e II-të e Komitetit Nacional CIGRE Kosovë do të mbahet në “Hotel EMERALD”, Prishtinë
Hotel EMERALD është hotel me 5 yje, vetëm 10 minuta me makinë larg nga qendra e qytetit të Prishtinës, dhe 15 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, si dhe konsiderohet si një ndër hotelet më cilësore në Kosovë, i cili ofron siguri dhe komoditet për të gjithë.
Pamja e “Hotel EMERALD”
I ndërtuar në vitin 2008, Hotel EMERALD është i dizajnuar si hotel resort dhe i konferencave, i parë i këtij lloji në Kosovë, duke kombinuar elegancën me rehatinë dhe shërbimet luksoze.
Hotel EMERALD ofron ambiente si: Restaurante, lounge bar, Top Restaurant, 6 salla të ndryshme konferencash të madhësive të ndryshme dhe me kapacitete duke filluar nga 12 deri në 800 persona, qendra për relaks, Wellness & SPA.
Përveç kësaj, Hotel EMERALD ofron edhe mundësi dhe llojllojshmëri të përzgjedhjes së dhomave për akomodim duke ofruar njëkohësisht qëndrim të rehatshëm për të gjithë pjesëmarrësit dhe mysafirët e Konferencës të cilët dëshirojnë që të bëjnë akomodimin e tyre brenda Hotelit. Po ashtu, posedon edhe parking të mjaftueshëm “pa pagesë” dhe të sigurtë për veturat e klientëve të hotelit.
Për më shumë rreth Hotel EMERALD, shiko: https://www.emeraldhotel.info/