Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

SIMPOZIUMI I DYTË I ENEGJISË MBI TRANZICIONIN E ENERGJISË

Simpoziumi i Energjisë është ngjarje që organizohet çdo dy vite nga Komiteti Nacional CIGRE Kosovë, i projektuar për të adresuar sfidat e Tranzicionit të Energjisë në Kosovë dhe rajon.

 

NË PËRGJITHËSI MBI SIMPOZIUMIN E DYTË TË ENERGJISË

Në epokën e sotme të ndryshimeve të mëdha energjetike, ku nevojat globale për energji po rriten dhe ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më evidente, ku dekarbonizimi dhe siguria energjetike janë sfida globale, tranzicioni drejt një sistemi energjetik të qëndrueshëm dhe efikas është më i rëndësishëm se kurrë.

 

Republika e Kosovës, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për dekarbonizim dhe zhvillim të qëndrueshëm, po përballet me sfida dhe mundësi unike në këtë drejtim. Tranzicioni drejt burimeve të qëndrueshme dhe zgjidhjeve të reja teknologjike është më shumë sesa një qëllim; është një domosdoshmëri.

 

Tranzicioni i energjisë është një proces kompleks dhe transformues që përfshin jo vetëm inovacionin teknologjik, por edhe përshtatjen e strategjive politike, ekonomike dhe sociale për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme energjetike. Republika e Kosovës, si pjesë e këtyre përpjekjeve globale, përballet me sfida të veçanta që burojnë nga nevoja për diversifikim të burimeve të energjisë, reduktim të emetimeve të karbonit dhe garantim të sigurisë së furnizimit me energji.

 

Ky Simpozium i Energjisë po mbledh së bashku përfaqësues të kompanive kryesore të sektorit të energjisë – duke përfshirë gjenerimin, transmetimin dhe shpërndarjen – si dhe ekspertë, profesionistë dhe vendimmarrës tjerë për të diskutuar mbi rolin kyç të Sistemeve për Ruajtjen e Energjisë në këtë tranzicion, për një dialog të thelluar mbi Tranzicionin e Energjisë në Kosovë. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanive kryesore që operojnë në gjenerimin, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë, ky Simpozium synon të nxisë një dialog konstruktiv për zgjidhjen e sfidave dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron tranzicioni i energjisë.

 

Fokusi kryesor i diskutimeve do të jetë roli i Sistemeve për Ruajtjen e Energjisë në garantimin e stabilitetit të sistemit elektroenergjetik dhe përmbushjen e objektivave strategjike për siguri dhe qëndrueshmëri. Këto sisteme nuk janë vetëm një zgjidhje teknologjike, por edhe një komponent thelbësore për garantimin e stabilitetit dhe sigurisë së sistemit elektroenergjetik të vendit tonë.

 

Në këtë Simpozium, ne do të trajtojmë sfidat dhe mundësitë që lidhen me zbatimin e këtyre sistemeve, ndërsa shkëmbejmë njohuri dhe praktika të mira që mund të përshpejtojnë transformimin e sektorit tonë energjetik. Nëpërmjet diskutimeve të thelluara, analizave dhe shkëmbimit të përvojave, synojmë të identifikojmë strategjitë më të mira për implementimin e këtyre sistemeve dhe për të përshpejtuar tranzicionin energjetik të Kosovës. Ky simpozium do të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes, shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve kryesorë të sektorit energjetik. Jemi të bindur se ky bashkëpunim midis aktorëve kryesorë të industrisë do të ofrojë një bazë të fortë për një të ardhme më të ndritshme energjetike për Kosovën.