Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

CIGRE Joint SYMPOSIUM

CIGRE Joint SYMPOSIUM do të jetë ngjarje e përbashkët midis KN CIGRE Kosovë dhe KN CIGRE Itali që do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, nga data 08 – 09 Maj 2024 në ambientet e Maritim Hotel PLAZA Tirana.

 

Nikoqire e CIGRE Joint SIMPOSIUM është Operatori i Sistemit dhe Transmetimit (OST. sh.a) nga Shqipëria. Ky simpozium është i aprovuar dhe i mbështetur nga CIGRE Paris dhe është një nga aktiviteteve të CIGRE për ofrimin e ekspertizës në përcaktimin e politikave energjetike për një tranzicion të përshpejtuar.

 

CIGRE Joint SIMPOSIUM do të organizohet në tre sesione:

 

  • Ditën e parë, me dt. 8 Maj 2024, sesioni i mëngjesit synon të trajtojë temën Strategjitë dhe zotimet e vazhdueshme për integrimin e BRE-ve, përshpejtimi i tranzicionit të energjisë dhe domosdoshmëria për të rritur interkoneksionin”, derisa

 

  • Sesioni i pasdites, me dt. 08 Maj 2024, organizohet një Workshop për të trajtuar temën Ndërveprimi në mes OST dhe OSSH”.

 

  • Ditën e dytë, me dt. 09 Maj 2024, organizohet një vizitë në terren për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar të simpoziumit “HEC VAU I DEJES – 5 x 50 MW”.

 

CIGRE Joint SIMPOSIUM pritet të mbledh Kryeshefat ekzekutiv, anëtarë të bordeve menaxhuese, zyrtarë të rregullatorëve të energjisë, si dhe përfaqësues të tjerë nga kompanitë e industrisë energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë nga: gjenerimi, transmetimi dhe shpërndarja.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës Qendrore të CIGRE në Paris, z. Philippe Adam, do të marrë pjesë në Simpozium, si dhe përfaqësues nga NC CIGRE Itali z. Enrico Maria Carlini dhe Prof. Massimo Pompili.

Për më shumë rreth kësaj ngjarje, shihni AGJENDEN e simpoziumit.

 

SHËNIM:

Pjesëmarrja në Simpozium është vetëm me ftesë, kërkohet regjistrimi dhe konfirmimi paraprak.