Pjesëmarrja e KN CIGRE KO në Konferencën e 5-të të CG KO CIGRE, Beçiç, Mali i Zi
Në kuadër të mbajtjes së Sesionit të 5-të të Konferencës së CG KO CIGRE në Malin e Zi prej datës 08.05.2017 deri 12.05.2017 një delegacion nga KN CIGRE KO në përbërje prej: Prof. Dr. Mehmed Bula, Prof. Xhevat Lila dhe Ing. Rexhep Selimi kanë qëndruar në Malin e Zi.
Qëllimi i pjesëmarrjes së delegacionit nga KN CIGRE KO ka qenë që si organizatë e re e sapo themeluar (KN CIGRE Kosovë) të marrë njohuri dhe përvoja lidhur me mënyrat e organizimit të Konferencave shkencore në të ardhmen edhe në Kosovë.
Delegacioni nga KN CIGRE KO ka qenë prezent në Konferencë prej fillimit, respektivisht regjistrimit si pjesëmarrës i konferencës, pjesëmarrës në hapjen solemne të konferencës, pastaj pjesëmarrjes në prezantime të disa prej kompanive të ftuara në konferencë, e deri te përcjellja e disa prej punimeve shkencore që delegacioni i ka konsideruar më me interes, si dhe në përmbylljen e saj. Konferenca ka zgjatur gjithsej tri ditë e gjysmë dhe është organizuar në ambientet e Hotel Mediteran në Beçiç, Budva/Mali i Zi.
Gjatë hapjes së konferencës, përveç kryetarit dhe përfaqësuesve nga CG KO CIGRE të cilët e kanë mbajt nga një fjalë rasti, ka qenë prezent edhe Ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi e cila përmes një fjalimi e ka përshëndet konferencën, pastaj kryetari i BiH CIGRE, kryetari i CIGRE Serbia si dhe përfaqësues të tjerë nga institucione, institute dhe universitete nga hapësirat e ndryshme të ish-Jugosllavisë.
Gjatë kohës së qëndrimit, delegacioni i KN CIGRE KO është takuar me Kryetarin e CG KO CIGRE zotëri Milutin Ostojić, pastaj me disa prej zyrtarëve të CGES (p.sh. Predrag Mijajlovic) të cilët ishin në cilësinë e personave përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e konferencës. Po ashtu, gjatë kohës së pjesëmarrjes në Konferencë delegacioni i KN CIGRE KO është takuar edhe me disa prej prezantuesve që kishin ardhur për të prezantuar punimet e tyre në ketë konferencë.
Sa i përket pjesëmarrësve me punime, kryesisht kanë qenë pjesëmarrës nga Mali i Zi, Serbia dhe Kroacia, ndërsa më pak pjesëmarrës me punime kanë qenë nga Sllovenia dhe Maqedonia. Sa i përket punimeve, kryesisht kanë dominuar temat nga kompani Malazeze siç ishin: CGES, EPCG, CEDIS, COTEE, etj. si dhe nga Fakulteti Elektroteknik i Universitetit në Podgoricë.
Konferenca i ka mbyll punimet në mesditën e datës 12.05.2017 duke e mbajtur edhe një anketë për vlerësimin e organizimit dhe temat e ardhshme preferenciale të mundshme për sesionin e ardhshëm të CG KO CIGRE. Në ketë anketë kanë marr pjesë kryesisht pjesëmarrësit e konferencës.