Prodhimi
Fuqia e secilit sistem elektroenergjetik (SEE) bazohet në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese të energjisë, prej të cilave edhe pritet që të prodhojnë sasi të mjaftueshme për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike.
Kapacitetet kryesore prodhuese të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës e përbëjnë Termocentralet e KEK-ut me një pjesëmarrje prej rreth 95% (TC Kosova A dhe TC Kosova B), ndërsa pjesa tjetër e prodhimit prej rreth 3% realizohet nga Hidrocentralet (HC Ujmani dhe HC KelKos), kurse vetëm rreth 2% e energjisë elektrike prodhohet nga Burimet e Ripërtritshme të Energjisë(BRE).
| CENTRALET | LLOJI | LËSHIMI NË PUNË  | 
FUQIA INSTALUESE [MVA]  | 
PRODHIMI VJETOR [GWh]  | 
| Kosova A | TC | 1970-1975 | 610 | 1982 | 
| Kosova B | TC | 1983-1984 | 678 | 3563 | 
| Ujmani | HC | 1981 | 35 | 95 | 
| KelKos | HC | 2005/2015 | 26 | 87 | 
| Radavci | HC (i vogël) | 1934/2011 | 1 | 100 | 
| Burimi | HC (i vogël) | 1948/2011 | 0.95 | |
| Dikanci | HC (i vogël) | 2011/2013 | 4.02 | |
| Brodi 2 | HC (i vogël) | 2015 | 5 | |
| Restelica 1&2 | HC (i vogël) | 2015 | 2.40 | |
| Hydroline | HC (i vogël) | 2015/2016 | 5 | |
| Hidroenergji | HC (i vogël) | – | 10 | |
| Brezovica | HC (i vogël) | – | 2.10 | |
| Binqa | HC (i vogël) | – | 0.60 | |
| Gjenerator me Erë | WP | 2010 | 1.35 | |
| ONIX | Solar | 2013 | 0.50 | |
| GJITHSEJT (Termocentralet) | 1288 | |||
| GJITHSEJT (Hidrocentralet) | 61 | 5545 (~95%) | ||
| GJITHSEJT (Hidrocentralet e vogla) | BRE | 31 | 182 (~3%) | |
| GJITHSEJT (Erë & Solare) | 2 | 100 (~2%) | ||
| GJITHSEJ NË SISTEM | 1382 | 5827 | ||