Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

Pjesëmarrja e KN CIGRE KO në Takimin e Këshillit Administrativ të CIGRE Ndërkombëtare në Auckland/Zelandë e Re, prej 11-15 Shtator 2017

Më ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të CIGRE Ndërkombëtare z. Philippe Adam, përfaqësuesja e KN CIGRE KO zonja Pranvera Dobruna Kryeziu ka marrë pjesë në takimin e Këshillit Administrativ të CIGRE Ndërkombëtare që është mbajtur në Auckland/Zelandë e Re, prej datës 11-15 Shtator 2017.

 

Me datë 23 Gusht 2017, Komiteti Nacional CIGRE Kosovë (KN CIGRE KO) ka parashtruar kërkesën për anëtarësim në CIGRE Ndërkombëtare dhe në ndërkohë ka zhvilluar shumë aktivitete të nevojshme për plotësimin e kritereve për pranim formal në ketë organizatë profesionale ndërkombëtare.

 

Prezenca e mëparshme e përfaqësuesve të KN CIGRE KO në Paris, në Dublin, në Podgoricë si dhe në Auckland ishte meritore për të fituar përkrahje për pranimin e KN CIGRE KO në CIGRE Ndërkombëtare.

 

Gjatë mbajtjes së takimit të Këshillit Administrativ të CIGRE Ndërkombëtare është shqyrtuar edhe kërkesa për anëtarësimin e KN CIGRE KO në CIGRE Ndërkombëtare. Në kuadër të kësaj, me datë 12 Shtator 2017 nga të gjitha Komitetet Nacionale nga mbarë bota është votuar kërkesa e KN CIGRE KO për anëtarësim.

 

Rezultati përfundimtar nga votimi: 80.7 % e të gjitha votave kanë qenë PRO pranimit të KN CIGRE KO si anëtar i 59-të i CIGRE Ndërkombëtare.