Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

Transmisioni

Rrjeti i transmisionit si pjesë e Sistemit Elektroenergjetik(SEE) të Kosovës përbëhet prej linjave, nënstacioneve dhe pajisjeve të tensionit të lartë 400kV. 220kV dhe 110kV.

Sistemi i rrjetit të transmisionit të Kosovës funksionon si një sistem unik brenda territorit të Kosovës dhe përmes linjave ndërlidhëse interkonetive është i ndërlidhur me sistemet e rrjeteve transmetuese të vendeve fqinje.

Qëllimi i funksionimit të sistemit të rrjetit të transmisionit është që të sigurojë:

  • Shërbime kualitative duke implementuar arritjet tekniko-teknologjike në zhvillimin e sistemit të transmisionit;
  • Transparencë dhe jo diskriminim për shfrytëzuesit e sistemit të transmisionit në tregun konkurrues të energjisë elektrike;
  • Avancimi i pozitës së sistemit të rrjetit transmetues në nivel ndërkombëtar përmes aktiviteteve të shtuara në këtë drejtim

Sa i përket, linjave të rrjetit të transmisionit të Kosovës, pothuajse 98% e gjatësisë së të gjitha linjave transmetuese janë linja ajrore, kurse pjesa tjetër janë linja kabllore, zakonisht në hyrje të pjesëve urbane dhe që kanë distancë të shkurt.

Gjatësia e përgjithshme e linjave të sistemit të rrjetit të transmisionit të Kosovës sipas niveleve të tensionit të rrjetit të transmisionit është:

  • 400kV është rreth ~190 km
  • 220kV është rreth ~230 km
  • 110kV është rreth ~790 km

Varësisht nga niveli i tensionit dhe nga nevoja e funksionimit të rrjetit të transmisionit janë të shpërndara nënstacionet brenda SEE. Shpërndarja e nënstacioneve të sistemit të transmisionit të Kosovës është:

  • 3 nënstacione janë të kyçura në nivel të tensionit 400kV
  • 6 nënstacione janë të kyçura në nivel të tensionit 220kV
  • 30 nënstacione janë të kyçura në nivel të tensionit 110kV

Kapacitetet transformuese të sistemit të rrjetit të transmisionit është i ndryshëm varësisht nga niveli i tensionit:

  • 1200 MVA nga transformimi 400/220kV
  •  1200 MVA nga transformimi 400/110kV
  •  1350 MVA nga transformimi 220/110kV
  •  1900 MVA nga transformimi 110/x kV

Skema Njepolare e SEE te Kosoves

document.addEventListener( 'wpcf7submit', function( event ) { var reference = Date.now().toString(36) + Math.floor(Math.pow(10, 12) + Math.random() * 9*Math.pow(10, 12)).toString(36); jQuery('input[name="wpcf7cfpdf_hidden_reference"]').val(reference); }, false );