Komiteti Nacional CIGRE Kosovë
KN CIGRE KO

Konferenca e I-rë e Komitetit Nacional CIGRE Kosovë

06 – 08 Nëntor 2019, Hotel SIRIUS, Prishtinë

Konferenca
REGJISTRIMI I PJESËMARRËSVE

Paraqitjen për t’u regjistruar si “Pjesëmarrës i Konferencës” duhet ta bëjë secili pjesëmarrës i Konferencës

Formularin e Regjistrimit duhet ta plotësoj ndaras secili Pjesëmarrës i Konferencës

Vlera e tarifës për pjesëmarrje në Konferencë është 60.00 Euro për person nëse regjistrimi bëhet deri me datë 11.10.2019.

Pas këtij afati, vlera e tarifës për pjesëmarrje në Konferencë është 70.00 Euro për person.

Kompanitë, Institucionet dhe organizatat tjera të cilat paraqiten për regjistrim të pjesëmarrësve në formë kolektive apo grupore fitojnë të drejtën që çdo të 5-tin person ta kenë pa pagesë.

PËR STUDENTË: Studentëve të studimeve Bachelor ose Master do t’ju mundësohet pjesëmarrja në Konferencë përmes “Tarifës studentore”, e cila për studentë është 50% më e ulët se çmimi bazë. Të drejtën e shfrytëzimit të “Tarifës studentore” e kanë të gjithë ata studentë të cilët me Vërtetim nga Fakulteti gjatë aplikimit për regjistrim dëshmojnë se kanë statusin e studentit të rregullt.

Plotësimi i FORMULARIT TË REGJISTRIMIT(*.pdf) duhet të bëhet më së largu deri me datë 25.10.2019 (24:00h), i cili pastaj i nënshkruar dhe i skanuar duhet të dërgohet në adresën elektronike: xhevat.lila@cigre-ks.com. Pas kësaj, do t’ju dërgohet Fatura së bashku me detajet tjera për mënyrën e pagesës.

Me pagesën e tarifës për pjesëmarrje në Konferencë, secili pjesëmarrës fiton të drejtën:

  • të pajiset me ID kartelën e Konferencës së I-rë të CIGRE;
  • të marr materialin e Konferencës që përfshinë: një çantë dore, Programin e Punës të Konferencës, doracakun e përmbledhjeve të punimeve, materialin e të gjitha punimeve, USB, një dhuratë të vogël, Ftesat për pjesëmarrje në ngjarjet e veçanta që organizohen në kuadër të Konferencës, etj.
  • të drejtën e akomodimit në Hotel me çmime të favorshme si Pjesëmarrës i Konferencës;
  • të drejtën për pjesëmarrje në Hapjen Solemne dhe Koktejin e Mirëseardhjes;
  • të drejtën për pjesëmarrje si audiencë gjatë sesionit të temave studimore;
  • të drejtën për pjesëmarrje si autor dhe si audiencë gjatë sesioneve/prezantimeve të punimeve të paraqitura në kuadër të punës së Komiteteve Studiuese;
  • të drejtën për pjesëmarrje në pauzat e organizuara të kafesë;
  • të drejtën për pjesëmarrje në drekën e organizuar për të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar të Konferencës (E Enjte, mesditë, dt. 07.11.2019);
  • të drejtën për të marr pjesë në vizitën studimore në terren - vizitë Parkut me Erë KITKA (9x3.6MW), Kamenicë, Kosovë – konfirmimi paraprak është i nevojshëm;
  • të drejtën për pjesëmarrje në darkën e “GALA Mbrëmjes” të organizuar për të gjithë Pjesëmarrësit e Konferencës (E Enjte, mbrëmje, dt. 07.11.2019);
  • si dhe mundësitë/të drejtat për të vizituar disa herë kompanitë e ndryshme që do të paraqiten përmes hapësirave ekspozuese(shtandeve) në ambientin/lokacionin e njëjtë ku do të mbahen Konferenca.

REZERVIMI I HOTELIT(Akomodimi)

Para rezervimit të Hotelit(akomodimit) duhet fillimisht të bëhet paraqitja si Pjesëmarrës i Konferencës si dhe pagesa e tarifës për pjesëmarrje.

Për secilën dhomë që ju nevojitet të rezervoni duhet të përdorni Formular të ndarë.

Plotësimi i FORMULARIT PËR REZERVIMIN E HOTELIT(*.pdf) duhet të bëhet më së largu deri me datë 25.10.2019 (24:00h), i cili pastaj i nënshkruar dhe i skanuar duhet të dërgohet në adresën elektronike: xhevat.lila@cigre-ks.com

Për shkak numrit të kufizuar të dhomave, pas këtij afati(25.10.2019, 24:00) nuk garantohet rezervimi i hotelit sipas çmimeve të publikuara për Konferencë.

Afati i fundit për rezervim të Hotelit është deri me dt. 25.10.2019, 24:00

Afati i fundit për mundësinë e anulimit të rezervimit të Hotelit është deri me dt. 25.10.2019, 24:00